HumanPower Partner Ekskluziv I Teleperformance

TP_anner
0

Lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën!

Dy gjigantë botëror sjellin shumë mundësi të reja të punës.

Gjiganti më i madh botëror dhe lideri numër një në industrinë e BPO (Business Process Outsourcing) “Teleperformance” po hyn fuqishëm në tregun e Kosovës.  “SKY Germany” është klienti i parë të cilit do t’i ofrohen shërbimet nga Kosova, kompani kjo e mirënjohur botërore e telekomunikimit dhe transmetimit televiziv.

Teleperformance” është e pranishme në 65 shtete, me 75 gjuhë në mbarë botën, me më shumë se 190,000 të punësuar në fushën e shërbimit të klientëve. Vetëm dega e “Teleperformance Albania” ka më shumë se 2,200 të punësuar dhe për vite me rradhë zgjedhet si punëdhënësi i preferuar. “Teleperformance” globalisht njihet për kushtet shumë të mira të punës, stabilitetin në punë dhe strategjitë e zhvillimit të punëtorëve.

Kompania vendore e burimeve njerëzore “HumanPower” është partner ekskluziv që do ta menaxhojë procesin e rekrutimit për “Teleperformance”.

Përjeto kënaqësinë e punësimit te lideri Nr.1 në botë!

Nëse keni njohuri të avancuara të Gjuhës Gjermane, “Teleperformance” ju mirëpret të beheni pjesë e suksesit.

Apliko këtu për punë

http://people.humanpowerks.com/job-list?id=285

Per çfarëdo pyetje ju lutem mos  hezitoni të na kontaktoni nga ora 09.00 – 16.00, (e Hënë – e Premtë), në numrin e telefonit: +381 38 52 00 00

Leave us a comment